Grupi parlamentar i PD paraqiti sot në Konferencën e Kryetarëve kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për ‘Territorialen.’ Sipas kërkesës së siguruar nga Report Tv, Pd rendit si arsye mospërmbushjen e një sërë objektivave. Në kërkesë cilësohet se s’kanë përfunduar konsultimet dhe aktivitetet e parashikuara. Gjithashtu, kërkohet që raporti të konsultohet së pari me Kongresin e Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Europës. “1. Për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, dhe LEXO EDHE:‘Kostumin tim nuk e mbush dot’, Balla i përgjigjet Bardhit: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg 2. Të merret paraprakisht opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi produktin/rekomandimet/sugjerimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale”, janë kërkesat e PD. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se një ditë më parë u ka ardhur një e-mail me një raport për reformën territoriale. Sipas tij nuk sqarohet askund origjina e dokumentit. "Na ka ardhur dje një e-mail me një raport për reformën territoriale. Ne nuk e dimë se nga vjen ky dokument dhe nuk sqarohet askund origjina e tij. Kuvendi nuk mund ta trajtojë në këtë mënyrë. Nuk mundet që Kryetari i Kuvendit të sjellë dokumente për të cilat nuk dihet se nga vijnë. Nuk ka mbaruar puna për Reformën Territoriale. Doni të bëni reformë apo teatër? Ju nuk keni pyetur as 30% të qarkut më të madh, siç është Tirana. Ka ende nevojë për punë, sepse kjo reformë prek drejtpërdrejt qytetarët. Është një reformë e rëndësishme", tha ai. Luciano Boçi nga ana tjetër thotë se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë asnjë dokument që vjen nga institucione të tjera, përveçse përmes rrugës parlamentare. “Ky raport që doni të kaloni sot nuk është produkt i Komisionit Parlamentar.Nuk mund të ketë raport përfundimtar pa kaluar më parë në komision. Ju thoni se ka mbaruar afati. Po unë them se nuk ka mbaruar puna”, tha Boçi. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... Lajm në përditësim... P.J/Xh.K/Shqiptarja.com TAG: luçiano boçi gazment bardhi konferenca e kryetareve PD Komento Komente Naim: 23/07/2026 09:05 Gabim.Mos u merrni me me PD,kerkesa e tyre ka qellim qe te kete me teper bashku e ne asnje mendyre nuk don te zvoglohet numri bashkive.Sa me te vogla te jete numri i bashkiveaq me te fuqishme e operative do jene ato.Se paku eksperienca boterore e tregon. Përgjigju Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 28.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 4758 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

