Joaquín Guzmán- Meza Flores Fausto Isidro Meza Flores, një nga emrat më të njohur në dosjet amerikane për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, përfi në duart e autoriteteve meksikane pas shumë vitesh kërkimesh. Arrestimi i tij në Guasave, në shtetin e Sinaloas, riktheu vëmendjen te historia e një drejtuesi kriminal që ndërtoi ndikimin e tij përmes aleancave me organizatën Beltrán Leyva, përplasjes me kartelin e Sinaloas dhe kontrollit të rrjeteve të trafikimit drejt Shteteve të Bashkuara. Fausto Isidro Meza Flores, një nga emrat më të njohur në dosjet amerikane për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, përfi në duart e autoriteteve meksikane pas shumë vitesh kërkimesh.
Arrestimi i tij në Guasave, në shtetin e Sinaloas, riktheu vëmendjen te historia e një drejtuesi kriminal që ndërtoi ndikimin e tij përmes aleancave me organizatën Beltrán Leyva, përplasjes me kartelin e Sinaloas dhe kontrollit të rrjeteve të trafikimit drejt Shteteve të Bashkuara.
Ministria meksikane e Mbrojtjes njoftoi se operacioni u zhvillua në tri faza. Fillimisht, shërbimet e inteligjencës identifikuan vendndodhjen e Meza Flores dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij, duke përdorur mjete teknologjike të vëzhgimit. Më pas, forcat speciale iu afruan objektit nga disa drejtime tokësore, me qëllim që të ruanin elementin e befasisë.
Ushtarët ngritën një perimetër të brendshëm dhe të jashtëm sigurie për të penguar largimin e të kërkuarve ose mbërritjen e përforcimeve të armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ndërhyrjes ata u sulmuan me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Njësia e arrestimit hyri në banesë dhe ndaloi Meza Flores, Germán N., të njohur si “Serafín”, dhe José N., të cilin autoritetet e identifikojnë si operator financiar të organizatës. Las balaceras en Guasave. Le piden a la gente que no salga de su casa. La crónica de la violencia en Sinaloa Esta Noche en Hechos.
— Javier Alatorre (@Javier_Alatorre) November 21, 2026 Pas verifikimit të identitetit, tre të arrestuarit u transportuan drejt qytetit të Meksikos me një avion të Forcave Ajrore meksikane. Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një video ku Meza Flores shfaqet me duar të prangosura, ndërsa ushtarët e shoqërojnë drejt një automjeti ushtarak.
Reagimi i grupeve kriminale shkaktoi incidente në Guasave, Ahome, Guamúchil dhe Navolato. Persona të armatosur bllokuan rrugët dhe dogjën automjete, ndërsa autoritetet dërguan forca shtesë për të rivendosur qarkullimin dhe sigurinë.
Gazeta meksikane La Jornada raportoi se operacioni përfshiu një mobilizim të madh të forcave federale nga toka dhe ajri. Përleshjet, ndjekjet e armatosura dhe djegia e automjeteve vazhduan gjatë mbrëmjes, ndërsa banorët u këshilluan të qëndronin larg zonave ku zhvilloheshin operacionet. Kush është “El Chapo Isidro”
I lindur më 19 qershor 1982 në Guasave, Meza Flores, në botën e krimit njihej me pseudonimet “El Chapo Isidro”, “Chapito Isidro” dhe “El Chapo”.
Emri i tij lidhet ngushtë me historinë e karteleve meksikane, por ai nuk duhet ngatërruar me Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, të njohur ndërkombëtarisht si “El Chapo”, ish-drejtuesin e kartelit të Sinaloas që po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.
Përkundrazi, Meza Flores u bë një nga kundërshtarët e organizatës së Guzmán pas përçarjes që ndryshoi raportet e forcave mes grupeve kriminale në Meksikë.
Historia e tij nisi në Sinaloa, rajonin ku lindën dhe u zhvilluan disa nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në Amerikën Latine. Në fillim të viteve 2000, Meza Flores krijoi lidhje me vëllezërit Beltrán Leyva, të cilët në atë kohë bashkëpunonin me kartelin e Sinaloas dhe kontrollonin rrjete të rëndësishme të transportit të narkotikëve. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ai u bë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Alfredo Beltrán Leyva, të njohur si “El Mochomo”. Autoritetet amerikane e kanë përshkruar Meza Flores si krahun e djathtë të tij përpara arrestimit të Alfredo Beltrán Leyva në janar 2008.
Arrestimi i “El Mochomo” shënoi një pikë kthese. Marrëdhëniet mes familjes Beltrán Leyva dhe Joaquín Guzmán u prishën, ndërsa dy organizatat u përfshinë në një konflikt për kontrollin e territoreve, rrugëve të trafikimit dhe burimeve të të ardhurave nga droga.
Meza Flores mbështeti vëllezërit Beltrán Leyva. Në vitet që pasuan, ai u përfshi në strukturat që luftonin kundër grupeve të lidhura me Guzmán dhe aleatët e tij.
Në atë periudhë, përplasjet mes organizatave kriminale nuk kufizoheshin vetëm te transporti i drogës. Grupet luftonin edhe për kontrollin e qyteteve, korridoreve rrugore dhe zonave ku siguronin mbështetje logjistike. Sipas gazetës meksikane El Financiero, pas arrestimit të Alfredo Beltrán Leyva, Arturo Beltrán Leyva ia besoi Meza Flores kontrollin e zonave Guasave dhe Los Mochis. Arrestohet “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI-ja, përplasje të armatosura në Sinaloa
21 Nëntor, 09:35 Në këto territore, ai u përball me njerëzit e Joaquín Guzmán, përfshirë Jorge Iván Gastélum, të njohur si “El Cholo Iván”, një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-drejtuesit të kartelit të Sinaloas. Gastélum u arrestua së bashku me Guzmán në vitin 2016.
Përplasja me organizatën e “El Chapos” e vendosi Meza Flores në qendër të konflikteve kriminale në veri të Sinaloas. Me kalimin e kohës, grupi i tij konsolidoi praninë në Guasave, Ahome, El Fuerte dhe pjesë të tjera të rajonit, duke zgjeruar ndikimin edhe drejt jugut të shtetit Sonora.
Organizata që ai drejtonte njihej me disa emra. Autoritetet e kanë identifikuar si rrjeti Meza Flores, Karteli i Guasaves dhe “Los Mazatlecos”. Ky i fundit përmendet në raportimet meksikane si një nga grupet e armatosura të lidhura me strukturën e tij kriminale.
Sipas FBI-së, organizata ishte e armatosur rëndë dhe kontrollonte aktivitete të prodhimit, transportit dhe shpërndarjes së narkotikëve në disa zona të Meksikës. Hetuesit amerikanë e akuzojnë për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, metamfetaminës, marijuanës dhe fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara. Un fuerte enfrentamiento entre el ejército y grupos armados se registra esta noche en Guasave Sinaloa. Hay tiroteos, narcobloqueos y helicópteros disparando desde el aire.
— Javier Alatorre (@Javier_Alatorre) November 21, 2026 Për autoritetet amerikane, rëndësia e Meza Flores lidhej edhe me pozicionin e tij brenda organizatës Beltrán Leyva. Pas arrestimit ose vdekjes së disa drejtuesve historikë të kartelit, ai vazhdoi të identifikohej si një nga figurat kryesore të rrjetit.
Në dokumentet e publikuara në dhjetor 2023, Departamenti amerikan i Thesarit e renditi Meza Flores mes drejtuesve të organizatës Beltrán Leyva, së bashku me Oscar Manuel Gastélum Iribe dhe Pedro Inzunza Noriega.
Hetimet amerikane përfshinë edhe aktivitetet financiare të organizatës. Në janar 2013, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit, OFAC, vendosi sanksione ndaj Meza Flores, shtatë familjarëve të tij dhe disa subjekteve tregtare të lidhura me rrjetin.
Mes personave të përfshirë në sanksione ishin prindërit e tij, bashkëshortja, motra dhe tre xhaxhallarë. Autoritetet amerikane identifikuan gjithashtu tri kompani në Guasave, të cilat vepronin në sektorët e transportit të automjeteve, tregtimit të karburanteve dhe ndërtimit.
Sanksionet synonin të bllokonin pasuritë që binin nën juridiksionin amerikan dhe të ndalonin transaksionet e personave amerikanë me subjektet e përcaktuara. Dokumentet e Thesarit e paraqitnin këtë rrjet familjar dhe tregtar si pjesë të strukturës ekonomike të lidhur me organizatën kriminale.
Dosja penale kundër Meza Flores në Shtetet e Bashkuara daton të paktën nga 2 maji 2012, kur ndaj tij u ngritën akuza në Gjykatën Federale për Distriktin e Kolumbias.
Më 26 nëntor 2019, një juri federale miratoi një aktakuzë të zgjeruar. Sipas FBI-së, Meza Flores akuzohet se nga viti 2005 deri në vitin 2019 mori pjesë në një komplot për prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve të destinuar për tregun amerikan.
Aktakuza përfshin trafikimin e të paktën pesë kilogramëve kokainë, një kilogrami heroinë, 500 gramëve metamfetaminë dhe një mijë kilogramëve marijuanë. Këto janë sasitë e përcaktuara në akuzat federale, jo një vlerësim i gjithë drogës që dyshohet se ka trafikuar organizata.
Ai përballet gjithashtu me akuza që lidhen me përdorimin dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. FBI-ja e ka lidhur organizatën e tij edhe me rrëmbime, zhvatje, tortura dhe vrasje.
Një tjetër zhvillim që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve amerikane ishte rritja e rolit të fentanilit në veprimtarinë e organizatës Beltrán Leyva.
Më 3 dhjetor 2024, autoritetet meksikane kryen operacione në Guasave dhe Ahome, ku sekuestruan një sasi rekord fentanili. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, autoritetet meksikane vlerësuan se droga e sekuestruar ishte e barasvlershme me rreth 20 milionë doza.
Në një njoftim të mëvonshëm, Departamenti i Thesarit e identifikoi Meza Flores si drejtuesin e atëhershëm të organizatës Beltrán Leyva, ndërsa njoftoi sanksione të tjera ndaj personave të lidhur me trafikun e fentanilit.
Më 4 shkurt 2025, FBI-ja e përfshiu zyrtarisht “El Chapo Isidro” në listën e dhjetë personave më të kërkuar. Ai ishte personi i 533-të që hynte në këtë listë.
Në njoftimin e saj, agjencia amerikane deklaroi se Meza Flores dyshohej se kishte drejtuar për rreth 20 vjet aktivitete të trafikimit të drogës drejt Shteteve të Bashkuara, fillimisht si trafikant i pavarur dhe më pas si drejtues i organizatës kriminale që mbante emrin e tij.
Departamenti amerikan i Shtetit ofroi deri në pesë milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin ose dënimin e tij.
FBI-ja e konsideronte të armatosur dhe të rrezikshëm, ndërsa paralajmëronte se ai mund të largohej nga vendi për t'iu shmangur arrestimit.
Gjatë viteve të fundit, emri i tij u lidh edhe me zhvillimet brenda kartelit të Sinaloas. Pas arrestimeve të drejtuesve historikë dhe përçarjeve të reja, organizata u nda në fraksione rivale.
Sipas Ministrisë meksikane të Mbrojtjes, në kohën e arrestimit Meza Flores ishte aleat i fraksionit të njohur si “Los Mayos”, të lidhur me familjen e Ismael “El Mayo” Zambada. Mediat meksikane e lidhin këtë fraksion me Ismael Zambada Sicairos, të njohur si “El Mayito Flaco”.
Kjo aleancë përmendet edhe në njoftimin zyrtar të operacionit të 20 nëntorit, ku autoritetet e identifikuan Meza Flores si drejtues të organizatës Beltrán Leyva dhe bashkëpunëtor të fraksionit “Mayos” të kartelit të Paqësorit.
Arrestimi i tij u krye pikërisht në Guasave, zonën ku organizata kishte përqendruar prej vitesh një pjesë të rëndësishme të aktivitetit.
Sipas hollësive të publikuara nga Ministria meksikane e Mbrojtjes, operacioni u realizua nga njësitë speciale “Lobos” të Gardës Kombëtare dhe “Murciélagos” të Ushtrisë meksikane, me mbështetjen e forcave të sigurisë në Sinaloa.
Autoritetet meksikane njoftuan se lokalizimi i tij u bë përmes bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës së Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Forcat speciale rrethuan objektin ku ndodheshin të dyshuarit. Gjatë ndërhyrjes pati të shtëna me armë dhe përdorim të mjeteve shpërthyese, por ushtarët arritën të arrestonin Meza Flores dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Njëri prej të arrestuarve është Germán N., i njohur si “Serafín”, të cilin autoritetet e identifikojnë si personin e dytë në hierarkinë e organizatës. I arrestuari tjetër, José N., dyshohet se kishte përgjegjësi për operacionet financiare të grupit.
Të tre u transferuan drejt qytetit të Meksikos nën masa të forta sigurie.
Operacioni shkaktoi një seri incidentesh në veri të Sinaloas. Persona të armatosur bllokuan rrugë, dogjën automjete dhe u përplasën me forcat e sigurisë.
Në Guasave, të shtënat detyruan edhe ndërprerjen e një ndeshjeje bejsbolli. Lojtarët dhe spektatorët u larguan nga fusha dhe tribunat për t'u strehuar, ndërsa në qytet vazhdonin operacionet policore dhe ushtarake.
Associated Press raportoi se incidentet përfshinë djegien e automjeteve dhe bizneseve, si dhe përplasje të armatosura që shkaktuan shqetësim te banorët. Autoritetet njoftuan se situata ishte qetësuar gjatë mëngjesit të së shtunës, ndërsa forcat e sigurisë vijonin praninë në terren.
Pas arrestimit, autoritetet amerikane dhe meksikane e përshëndetën operacionin si një rezultat të bashkëpunimit dypalësh kundër krimit të organizuar.
Meza Flores mbetet subjekt i akuzave federale në Shtetet e Bashkuara. Deri më 21 nëntor, autoritetet nuk kishin bërë të ditur një datë për ekstradimin e mundshëm të tij.
Për më shumë se dy dekada, “El Chapo Isidro” ishte pjesë e historisë së konflikteve mes karteleve meksikane: fillimisht si bashkëpunëtor i vëllezërve Beltrán Leyva, më pas si rival i organizatës së Joaquín Guzmán dhe, në vitet e fundit, si drejtues i një rrjeti kriminal që autoritetet amerikane e lidhin me trafikun e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë.
Arrestimi i 20 nëntorit i dha fund kërkimit të tij si person në arrati. Akuzat për trafikun ndërkombëtar të drogës, veprimtarinë e organizatës dhe përdorimin e armëve do të jenë objekt i procedurave gjyqësore që pasojnë. /Pamfletiel chapo joaquín guzmán- meza flores screenshot 2 screenshot 1 split cartel Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota As Zvicra nuk i shpëton pakënaqësisë sociale, 40 mijë njerëz në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës 21 Nëntor 2026, 17:5817:58Rajoni dhe Bota Polonia akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore, NATO reagon ashpër: Do mbrojmë çdo centimetër! 21 Nëntor 2026, 17:5517:55Rajoni dhe Bota SHBA në alarm për sulme në ditën e Falenderimeve, FBI paralajmëron kompanitë ajrore për kërcënime nga Al-Kaeda 21 Nëntor 2026, 17:4817:48Rajoni dhe Bota Irani hap dyert e “qytetit nëntokësor të raketave”, kreu i Gardës Revolucionare kërcënon: Është vetëm fillimi (Video) 21 Nëntor 2026, 17:3917:39Rajoni dhe Bota Afrika e Jugut, baza e re e rrjeteve ballkanike të trafikut të kokainës 21 Nëntor 2026, 16:4616:46Rajoni dhe Bota Ditari i kuq, sekretet e mafies dhe vdekja e De Gennaros: Historia që trondit sërish Italinë! 21 Nëntor 2026, 15:2815:28Rajoni dhe Bota

