RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi për një person në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave, Policia kishte marrë informacion se në një pallat në qytet mund të fshihej një person, i dënuar me 18 vite burgim për vrasje.
Pas kontrolleve të kryera, personi nuk është bërë i mundur të gjendet. Ndërkohë, mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. Top Channel

