Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Jaho Cana, ka reaguar i indinjuar ndaj raportimeve për thirrjen e pedagogëve për bojkot të procesit mësimor, duke i cilësuar lajmet si “f*ck news”. “Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën, lajmet janë f*ck news”, është shprehur Cana.
Sipas rektorit, universiteti nuk e njeh sindikatën që ka njoftuar bojkotin e mësimit në kuadër të protestave të zhvilluara në universitete. Deklarata e tij vjen pas raportimeve për përfshirjen e pedagogëve të këtij institucioni në thirrjen për ndërprerjen e procesit mësimor.
Për pasojë, në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk ka bojkot dhe procesi mësimor vijon normalisht. Ndërsa në universitete të tjera janë njoftuar protesta dhe bojkot në kuadër të kërkesave të pedagogëve, qëndrimi i institucionit të Gjirokastrës, sipas rektorit, është i ndryshëm.

