Lajme Zone
Refuzimi i armëpushimit nga Trump, Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA! Ministri i Jashtëm: Presidenti ka bërë shpesh deklarata kontradiktore
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Refuzimi i armëpushimit nga Trump, Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA! Ministri i Jashtëm: Presidenti ka bërë shpesh deklarata kontradiktore

Irani deklaron se do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë pasi Presidenti Donald Trump refuzoi propozimin për një armëpushim 7 ditor nga Teherani. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në një postim në Telegram akuzoi presidentin Trump se edhe më parë ka bërë deklarata kontradiktore lidhur me zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe për këtë arsye janë në pritje të n

Irani deklaron se do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë pasi Presidenti Donald Trump refuzoi propozimin për një armëpushim 7 ditor nga Teherani. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në një postim në Telegram akuzoi presidentin Trump se edhe më parë ka bërë deklarata kontradiktore lidhur me zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe për këtë arsye janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare. LEXO edhe...WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri Araghchi shkroi në Telegram se Trump "ka bërë shumë deklarata të mira, si dhe shumë deklarata kontradiktore, të cilat për fat të keq i dëgjojmë shpesh". "Po presim që ndërmjetësuesit të na përcjellin pikëpamjet përfundimtare dhe ne do të marrim një vendim bazuar në to", tha Araghchi. Më herët Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se propozimi i Teheranit nuk ishte “i pranueshëm” dhe se ata donin të bënin një marrëveshje për të rihapur menjëherë ngushticën e Hormuzit për shkak të humbjeve ekonomike. "Po e hedh poshtë marrëveshjen e tyre", tha Trump të shtunën, duke shtuar se SHBA-të tashmë kishin "kontroll të plotë" të Ngushticës së Hormuzit. P.J/ReportTv.al Abbas Araghchi donald trump SHBA iran lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 57.6% Jo 35.7% Disi 6.7% Vota total: 788 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?