Lajme Zone
Reforma Zgjedhore, drafti për financimin e partive drejt Venecias; PS dhe PD kërkojnë opinion urgjent
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Zgjedhore, drafti për financimin e partive drejt Venecias; PS dhe PD kërkojnë opinion urgjent

Drafti është ripunuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa në rendin e ditës është parashikuar edhe diskutimi për nisjen e shqyrtimit të propozimeve ligjore të opozitës, si dhe adresimi i rekomandimeve të ODIHR-it që ende nuk janë zbatuar. Një tjetër çështje që pritet të trajtohet janë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Komisioni për Reformën Zgjedhore Një tjetër çështje që pritet të trajtohet janë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore. Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të vendosë gjatë mbledhjes së sotme për dërgimin në Komisionin e Venecias të draftit të rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim sigurimin e një opinioni urgjent.

Drafti është ripunuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa në rendin e ditës është parashikuar edhe diskutimi për nisjen e shqyrtimit të propozimeve ligjore të opozitës, si dhe adresimi i rekomandimeve të ODIHR-it që ende nuk janë zbatuar. Një tjetër çështje që pritet të trajtohet janë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për reformën. Të premten, kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që Shqipëria të kthehet në një zonë të vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista plotësisht të hapura.

Në paketën e demokratëve përfshihet edhe hapja 100% e listave për këshilltarët bashkiakë, garantimi i përfaqësimit të barabartë të mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe vendosja e një pragu zgjedhor që nuk penalizon partitë e vogla.

PD propozon gjithashtu zhvillimin e një raundi të dytë zgjedhor me balotazh, në kushtet e një qeverie teknike. Demokratët kundërshtojnë votimin dhe numërimin elektronik, ndërsa kërkojnë ndryshimin e mekanizmit të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Një pjesë e rëndësishme e propozimeve të opozitës lidhet me parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale. PD kërkon ashpërsimin e sanksioneve për shkelësit, duke propozuar gjoba të larta, shkarkime nga detyra, përgjegjësi penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që kanë përfituar nga këto praktika.

Po ashtu, demokratët kërkojnë që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme në rastet kur provohet se përdorimi i burimeve shtetërore ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit.komisioni për reformën zgjedhore financimi i partive politike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha shtrin dorën e bashkimit, Qori: Ironike që e bën nga dera e SPAK, Ramën e rrëzon një opozitë morale e serioze 16 Nëntor 2026, 22:5222:52Politike U zunë për veton, u bashkuan për pazarin; çfarë po negociojnë PS dhe PD për zgjedhjet? 16 Nëntor 2026, 22:2022:20Politike “Do ta çojnë vendin në konflikt social”, Lapaj paralajmëron Ramën: Nuk ka më rrugëdalje 16 Nëntor 2026, 22:0622:06Politike U përjashtua apo jo Spiropali? Socialistët nuk merren vesh me njëri-tjetrin 16 Nëntor 2026, 21:3121:31Politike “Po me Shqipërinë ç’keni?”/ Rama sulmon gazetarin irlandez: Klloun i propagandës ruse 16 Nëntor 2026, 21:0621:06Politike Revolta qytetare, makthi i politikës së vjetër; PD-PS sulm të koordinuar kundër protestuesve 16 Nëntor 2026, 20:5520:55Politike