Lajme Zone
Reforma Territoriale, Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale, Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Kryeministri Edi Rama u ka kujtuar deputetëve socialistë statutin e PS-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke paralajmëruar ata që kanë shprehur kundërshtime ndaj reformës territoriale.

Kryeministri Edi Rama u ka kujtuar deputetëve socialistë statutin e PS-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke paralajmëruar ata që kanë shprehur kundërshtime ndaj reformës territoriale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama u ka theksuar ligjvënësve se miratimi i reformës territoriale është një vendim politik i Partisë Socialiste dhe se kush nuk voton pro, largohet nga partia. Ndonëse në mbledhjen e kaluar të grupit, Vullnet Sinaj kishte shprehur hapur rezerva ndaj reformës territoriale, burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se ligjvënësi socialist ka ndryshuar qëndrim. LEXO EDHE:Diella mbetet ‘ministre’/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD: Nuk kemi kompetencë për ta shqyrtuar Në mbledhjen e grupit, ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, mësohet se Sinaj ka votuar pro draftit të PS-së që shkrin 15 bashki. Pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë në seancë Erion Braçe, i cili është shprehur kundër reformës. Lajmi kryesor: LIVE TV- ‘Territorialja’ në Kuvend/ Sinaj ndryshon qëndrim, pritet të votojë pro! Opozita: Rama ‘ekzekuton’ 15 bashki! Rrëzohet kërkesa e PD për ta hequr nga rendi i ditës SI.E./Shqiptarja.com TAG: vullnet sinaj Erion Braçe edi rama reforma territoriale grupi i ps Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 64.7% Jo 30% Nuk e di 5.3% Vota total: 190 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?