Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale në rendin e ditës/ Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!


Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare.

Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare. Qytetarët e mbledhur kanë shprehur vendosmëri kundër këtij projekti ligjor, duke protestuar që prej orëve të paradites përballë kordonit të fortë të forcave të policisë pranë Kuvendit. Me thirrje e pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar zyrtarisht anulimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative, si dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke theksuar se duhet shkrirë qeveria dhe jo bashkitë e vendit. Po ashtu, një nga kërkesat kryesore të tubimit ka qenë vënia përpara drejtësisë dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb