Lajme Zone
Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta
PolitikëEuronews Albania

Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta

Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00.

Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00. Në qendër të vëmendjes është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të diskutohet dhe votohet në parim, nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në orën 11:00. Për këtë projektligj janë paralajmëruar edhe protesta. Banorë të Bashkisë së Poliçanit, të cilët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, kanë njoftuar një tubim përpara Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, organizatorë të protestave të përditshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që në orën 14:00 të mblidhen përpara Kuvendit për të protestuar gjatë zhvillimit të seancës plenare, e cila nis në 15:00. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar protestë kombëtar më tetë tetor kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën territoriale. Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi