Lajme Zone
Reforma Territoriale/ Berisha: Rama antishqiptar, synon zbrazjen e Shqipërisë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale/ Berisha: Rama antishqiptar, synon zbrazjen e Shqipërisë

Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri synon zbrazjen e Shqipërisë. “Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni ju, në qoftë se ato mbahen, pse të përbuzen dhe përçmohen, pse të injorohen dhe të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare, kjo është një akt i mirëfilltë anti-shqiptar", tha Berisha. Berisha u ndal edhe te propozimi i PD, duke ripërsëritur se parashikon shtimin e 100 bashkive të reja. Ndërsa qytetarëve u bëri thirrje ta kundërshtojnë me protesta propozimin e PS për shkrirjen e 15 bashkive. LEXO EDHE:Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, shkak largësia! Kryebashkiaku Curri: Vendimi i njëanshëm e racist, do të mbrojmë bashkinë (VIDEO) "Ju e patë që ne kemi paraqitur projektin tonë, me të cilin shtojmë 100 bashki të reja. Dhe jo vetëm kaq, por lëmë të hapur, sepse konsultimet nuk kanë përfunduar, lëmë të hapur rritjen e numrit të tyre në varësi nga konsultimet me komunitetet. Unë përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe komunitetet e bashkive që i ka vënë kryqin Edi Rama për t'i zhdukur. Por ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët e njësive të qeverisjes vendore, që në hartën e Partisë Demokratike është vendosur të rikthehen, që i ka zhdukur në 2014-ën, të ngrenë zërin e tyre, të mos e lejojnë fatin e tyre te një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në narkomafie, dhe veten padrinon e saj. Të ngrihen, siç u ngritën në Poliçan, në Divjakë, në Patos, në Klos, në Dimal dhe në zona të tjera. Të ngrihen, të qëndrojnë të pamposhtur në këto të drejta të tyre themelore. Kurse përgatitjet, ne i kemi filluar dhe do vazhdojmë me intensitet.", tha Berisha. Lajmi në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:52 Marrëveshja ushtarake me SHBA, Berisha: Të gatshëm të votojmë pro nëse e kthejnë në shinat kushtetuese Sali Berisha thotë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm të votojë pro marrëveshjes me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake, në rast se ajo kthehet në shinat Kushtetuese. Berisha shprehet se në Gjykatën Kushtetuese kanë dërguar procedurën dhe jo marrëveshjen. Sipas tij, gjithçka u bë me urdhër të Ramës që të fuste në kurth opozitën dhe të votonin një procedurë antikushtetuese. “Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesën e presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve nga vendet anëtare të NATO-s për mbrojtjen. Jemi në kohë luftërash, kjo duhet të ishte bërë dhe më parë, e filluam ne me 2%, këta e zbritën tek 1.3%. Së dyti, ne falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara për kredinë, me të cilën ushtria shqiptare mund të blejë pajisje moderne për mbrojtjen e vendit. Por Edi Rama e trajton edhe këtë moment si një narkodiktator, i paskrupullt, i pafytyrë. Në një kohë kur ai vetë e ka miratuar në qeveri me datën 19 qershor, e dorëzon në parlament- me qëllim- me datën 18 korrik.Dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, thirret nga Niko Peleshi dhe diskutojnë për këtë marrëveshje. Zoti Bardhi i thotë që ne e mbështesim plotësisht, të vetmet kërkesa që kemi: së pari, marrëveshja të lexohet nga deputetët; së dyti, të respektohet afati kushtetues. Afati kushtetues për miratimin me procedurë urgjente është një javë, nga dita e depozitimit në parlament nuk mund të bëhet pa kaluar një javë. E vërteta është që Niko Peleshi bie plotësisht dakord, 'ke të drejtë' thotë, edhe për kërkesën e parë dhe të dytë. Dhe kryesia e parlamentit përcaktoi datën 31, ditën e enjte, si ditën e fundit të parlamentit, pikërisht për të votuar në përputhje me procedurën kushtetuese marrëveshjen.Por ligësia e Edi Ramës, i cili e dinte që ne Kushtetutën nuk e shkelim, jo, ai e shkel Kushtetutën kundra nesh, por ne ortakë në shkelje të Kushtetutës me të nuk bëhemi, dhe ai përmbysi çdo gjë. Urdhëroi Peleshin dhe Tualetin e tij që marrëveshja të votohej me datën 23 korrik, ditën e hënë, në kundërshtim me Kushtetutën. Të votohej pa e lexuar sepse ata vendosën për shkak të konfidencialitetit, dhe nuk kishte konfidencialitet për termat ushtarake, s'ishte ushtarake, për termat tregtare, normal, sepse atë kredi, qeveria amerikane, atë lloj kredie në një vend tjetër mund ta ketë dhënë me kushte të tjera dhe nuk do të krijojë debate.Pra, urdhëroi dhe ata e votuan në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim të hapur me rregulloren e parlamentit, dhe një dokument për të cilin nuk kishte nevojë ta lexonin shumica e atyre që e votuan. Ne në këto kushte, për të mbrojtur kushtetutshmërinë dërguam procedurën, jo marrëveshjen.Edhe një herë, ne nuk kemi asnjë kundërshtim me marrëveshjen, dhe unë publikisht dua t'u informoj, se ne palës amerikane i kemi bërë të ditur se jemi të gatshëm në çdo kohë, në qoftë se rikthehet ajo që u bë në kundërshtim me Kushtetutën dhe e vendosim në Kushtetutë, deputetët e Partisë Demokratike janë të gatshëm të mblidhen dhe të votojnë marrëveshjen.Por natyrisht, Edi Rama e kishte të qëllimshme se mendonte se i bëri një kurth opozitës duke shkelur Kushtetutën, një i pafytyrë, njeri që s'ka moral, s'ka nder, s'ka dinjitet, njeri që e konsideron veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën.Dhe kjo është arsyeja pse ne iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese, e cila në raste të tilla analoge e ka gjetur jokushtetuese procedurën e ndjekur, dhe rasti u kujtohet ju, të njëjtën gjë bënë me rregulloren e parlamentit, por Gjykata Kushtetuese e ktheu mbrapsht procedurën”, tha Berisha. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: PD sali berisha reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 1386 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?