Arbjan Mazniku ka shpjeguar ndryshimet që sjell harta e re territoriale. I ftuar në emisionin “Top Story”, Mazniku tha se reforma nuk është bërë për ndikim elektoral dhe se bashkimet e reja nuk ndryshojnë raportet politike në bashki.
“Korça nuk ka asnjë rrezik për PS. Në Maliq ka fituar një kryebashkiak që ka bërë nëntë mandate atje. Nuk besoj se ka një njeri që dyshon se bashkimi i Vlorës me Selenicën, që ka sjellë dhe debatin të mirëkuptuar nga ne, ka dyshim që nga ky bashkim do ketë ndikim elektoral. Selenica dhe Vlora kur bëhen bashkë kanë potencial më të madh zhvillimi se kur janë më vete.
Se ke dy bashki apo një, nuk ndryshon asgjë. Nuk i ka ndryshuar në terma të përgjithshëm PS-së. Kalimi i Kavajës në një krah, se është i vetmi vend ku mund të ngrihet një gjysmë argument, sepse kryebashkiaku i Kavajës thotë që do fitojë sërish.
Godina administrative do të jetë aty. Nuk ndryshon godina. Nuk ka për të ndryshuar ky element”, tha ndër të tjera Mazniku. Top Channel

