Lajme Zone
Reagimi i Bashkisë së Tiranës ndaj deklaratave të Ramës/ Alibali: Shpallje lufte
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reagimi i Bashkisë së Tiranës ndaj deklaratave të Ramës/ Alibali: Shpallje lufte

Analisti Neritan Alibali ka komentuar reagimin zyrtar ...

Analisti Neritan Alibali Analisti Neritan Alibali ka komentuar reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës ditën e sotme.

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, Alibali e ka cilësuat këtë përplasjë mes Bashkisë dhe kryeministrit si një ‘shpallje për luftë’.

Sipas tij ,kjo ‘luftë’ pritet të shkojë më thellë, duke prekur edhe stukturën e brendshme të administatës, këshillin bashkiak.

Pjesë nga deklarata: “E thashë, është shpallje lufte. Sot është shpallur lufta, sepse, në qoftë se me Elisa Spiropalin unë shoh që mund të ketë një fill bashkëpunimi në të ardhmen, pasi Rama i ka shumë qejf spektaklet e kthimit të bijve plangprishës në sofrën e familjes, me Erion Veliajn dhe strukturat e Bashkisë së Tiranës, për mendimin tim, kjo është shpallje lufte. Lufta ka për të shkuar shumë thellë. Ajo do të pasqyrohet deri në Këshillin Bashkiak, sepse në Këshillin Bashkiak ka si anëtarë mbështetës të Erion Veliajt, ashtu edhe mbështetës të Edi Ramës. Unë mendoj që Edi Rama ka për ta mposhtur Bashkinë e Tiranës dhe ka për ta mposhtur Erion Veliajn, sepse Erion Veliaj ka një betejë për mbrojtjen e vet përballë drejtësisë dhe ka një betejë politike. Ai po e përdor patjetër luftën politike edhe si një instrument për të arritur sa më shumë që mundet përballë drejtësisë”, tha Alibali./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.