Lajme Zone
Reagimet pas deklaratës së Paunoviç për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës/ Kos: Nuk mund ta imagjinoj që qëndron ende në detyrë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Reagimet pas deklaratës së Paunoviç për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës/ Kos: Nuk mund ta imagjinoj që qëndron ende në detyrë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë, duke e cilësuar atë si tronditëse dhe të papranueshme për një zyrtare të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë, duke e cilësuar atë si tronditëse dhe të papranueshme për një zyrtare të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Gjatë fjalimit të saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane në Parlamentin Evropian, Kos tha se ishte e habitur që Paunoviç vazhdon të mbajë postin e saj ministror. “Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi Kos. Ajo u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që të jenë të vetëdijshëm se çdo deklaratë publike ka peshë dhe pasoja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb