Lajme Zone
Ratko Mladiç, simbol i krimeve dhe i gjenocidit
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ratko Mladiç, simbol i krimeve dhe i gjenocidit

Për shumë njerëz Ratko Mladiç ishte mishërimi i tmerreve më të mëdha të luftës në Bosnjë-Hercegovinë. Ai urdhëroi gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës. Ai vdiq në Hagë si kriminel i denuar.

Edhe më shumë se 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995), Srebrenica mbetet simbol i mizorisë së saj - dhe asnjë emër nuk është më ngushtë i lidhur me gjenocidin në atë qytet të vogël lindor të Bosnjës sesa emri i komandantit të atëhershëm të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç. Edhe pse qyteti u shpall zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, forcat serbe e sulmuan dhe vetëm brenda pak ditësh, në korrik 1995, dëbuan gra dhe fëmijë dhe vranë më shumë se 8,300 të paarmatosur, kryesisht djem dhe burra boshnjakë. Ekzekutimi është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Mladiqit, dëshmoi Tribunali i Hagës. LEXO edhe...Vdekja e Ratko Mlladiç ndez polemika, Serbia do ta varrosë ‘Kasapin e Ballkanit’ me nderime shtetërore Ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY)në Hagë e kualifikoi atë si gjenocid. Por ICTY nuk e akuzoi ish-gjeneralin vetëm për gjenocidin në Srebrenicë: nën komandën e tij, u zhvillua rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës. Qyteti u ekspozua ndaj granatimeve dhe terrorit nga snajperët për më shumë se 40 muaj. Gjatë kësaj kohe u vranë rreth 11,000 vetë, midis tyre më shumë se 1,600 fëmijë. Mladiç zyrtarisht pretendonte se po sulmonte vetëm objektiva ushtarake, por raporte të shumta dhe biseda të përgjuara në radio tregojnë se objekte civile dhe zona banimi ishin gjithashtu në shënjestër. "Ekzekutuesi i Ballkanit" Në vitin 2017, Mladiç, i cili u quajt edhe "Ekzekutuesi i Ballkanit" nga media ndërkombëtare, u dënua me burgim të përjetshëm para Tribunalit të Hagës, si një nga personat kryesorë përgjegjës për krimet e luftës dhe gjenocidin gjatë luftës në Bosnjë. Në katër vitet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, u vranë rreth 100,000 vetë dhe 2.2 milionë u dëbuan. Karriera ushtarake Në kulmin e karrierës së tij, Gjeneral-Lejtnant Ratko Mladiq ishte një nacionalist i zjarrtë serb. Por ai e filloi karrierën e tij si një komunist i bindur. I lindur në vitin 1943 në Bosnjën lindore, ai ishte dy vjeç kur babai i tij, një partizan, u vra nga trupat fashiste ustashe - një humbje që shpesh përmendet si vendimtare për formësimin e botëkuptimit të tij të mëvonshëm. Mladiq dhe Karaxhiq, dikur krerët e forcave serbeAi vendosi herët për një karrierë ushtarake, ndoqi Akademinë Ushtarake në Beograd dhe ishte i njohur për ambicie dhe disiplinë - ai e përfi arsimin e tij si më i miri në klasën e tij. Ai përparoi herët në Armatën Popullore Jugosllave, e cila prej kohësh është konsideruar si një nga institucionet më të qëndrueshme të shtetit socialist shumëkombësh. Nacionalist serb Në fillim të luftës në Kroaci në qershor të vitit 1991, kur serbët në Kroaci, me mbështetje të fortë nga Serbia, u rebeluan kundër pavarësisë kroate, qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht. Si kolonel i APJ, Mladiqu bë komandant i Korpusit të 9-të në Knin. Detyra e tij ishte të organizonte forcat paraushtarake serbe dhe t'i mbështeste ato në luftën kundër pavarësisë kroate. Nën komandën e tij, Shibeniku dhe Zara u bombarduan, dhe popullsia kroate u dëbua nga qytetet përreth. Në maj të vitit 1992, ai mori të njëjtin rol në Bosnjë dhe Hercegovinë: ndërkohë u gradua në gjeneral dhe u bë komandant i përgjithshëm i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe kërkoi të krijonte një lidhje territoriale midis zonave të kontrolluara nga serbët në Bosnjën lindore dhe perëndimore. Ai personalisht urdhëroi rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës - së bashku me Srebrenicën, një nga simbolet kryesore të brutalitetit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Arratisje, arrestim dhe dënim Pas përfundimit të luftës, Mladiç u akuzua para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë. Ai u strehua në Serbi me ndihmën e një rrjeti nga ushtria dhe politika, ku jetoi ilegalisht për një kohë të gjatë, por ai herë pas here shfaqej edhe në publik, që dëshmonte se Serbia asokohe nuk ishte e gatshme të zbatojë kërkesën ndërkombëtare për arrestimin e tij. Mladiç u arrestua vetëm në vitin 2011, pas 16 vitesh në arrati, pas presioneve të mëdha ndërkombëtare. Gjyqi në Hagë zgjati gjithsej 523 ditë. Dëshmuan pothuajse 600 dëshmitarë dhe u analizuan dokumente dhe prova të shumta. Në vitin 2017, ai u dënua në shkallë të parë me burgim të përjetshëm - ndër të tjera për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në vitin 2021, paneli i apelit konfirmoi vendimin. Kjo vërtetoi ligjërisht se ai ishte një nga personat kryesorë përgjegjës për krimet në luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dënimi historik Në nivel ndërkombëtar vendimi u konsiderua historik. Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara e konsideruan atë një mesazh se përgjegjësia mund të kërkohet edhe dekada pas krimit. Për shumë të mbijetuar dhe familje të viktimave, ky ishte një konfirmim i vonuar, por i rëndësishëm i vuajtjeve të tyre. Ratko Mlaçid në fillimin e procesitNë të njëjtën kohë, deri në fund të jetës së tij, Mladiç nuk ka shprehur kurrë keqardhje për viktimat dhe as nuk mori përgjegjësi për krimet. Gjatë gjyqit, ai pretendoi se ishte i pafajshëm, duke i quajtur akuzat "të neveritshme" dhe gjykatën "satanike". Shumë nga mbështetësit e tij në Serbi dhe Republikën Srpska mendojnë ngjashëm si ai. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare e shpalli atë kriminel lufte, mbështetësit e tij ende e shohin atë si mbrojtës të interesave serbe, duke e quajtur hero dhe duke pikturuar murale me shëmbëlltyrën e tij në muret e ndërtesave. Në kohën s ishte në arrati, Mladiç thoshte se gjithmonë mban me vete një kapsulë helmi dhe se nuk do të kapet i gjallë. Por ai nuk e përdori këtë kapsulë kurrë. Më në fund, vdiq si kriminel i dënuar lufte, në moshën 85 vjeç në një burg në Hagë./DW SI.E./ReportTv.al Masakra e Srebrenicës Ratko Mladiç Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5045 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?