Lajme Zone
Rasti rumun, Strasburgu: Gjyqtarët nuk mund të caktojnë pagën për veten e tyre! Në Shqipëri, KLGJ e KLP vendosën rrogat e magjistratëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rasti rumun, Strasburgu: Gjyqtarët nuk mund të caktojnë pagën për veten e tyre! Në Shqipëri, KLGJ e KLP vendosën rrogat e magjistratëve

Ndonëse pagat përcaktohen me ligj, dhe ligjet miratohen nga parlamenti, të dy organet më të larta të qeverisjes së sistemit gjyqësor, vepruan me një shpejtësi mbresëlënëse, duke u mbështetur vetëm në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas vendimit të KLGJ dhe KLP, pagat e magjistratëve rriteshin me disa herë.

Një vendimi Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila rrëzoi ankesat e 5 gjyqtarëve dhe ish gjyqtarëve rumun për detyrimet shtesë që shteti u kishte mbi pagat, thekson se “nuk ishte detyrë e gjykatave kombëtare të zëvendësonin autoritetet kompetente kombëtare në çështjet e politikës fiskale dhe ekonomike” dhe se “në rastet kur gjyqtarët vendas duhej të vendosnin mbi elemente të shpërblimit që mund t'i përfitonin edhe vetë, pjesëmarrja e tyre në marrjen e vendimeve të tilla mund të çonte në një konflikt interesi, pasi interesat e tyre personale financiare mund të ndikonin në ushtrimin e paanshëm të detyrave të tyre gjyqësore”. Vendimi i Strasburgut, duket si një goditje e qartë ndaj ndërhyrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët në shtator të këtij viti, përcaktuan vetë nivelin e pagave të magjistratëve, ndërsa parlamenti nuk kishte zbatuar në kohë një vendim të gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, formula e re e pagave do të duhej të ishte miratuar brenda 31 korrikut 2026. Ndonëse pagat përcaktohen me ligj, dhe ligjet miratohen nga parlamenti, të dy organet më të larta të qeverisjes së sistemit gjyqësor, vepruan me një shpejtësi mbresëlënëse, duke u mbështetur vetëm në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas vendimit të KLGJ dhe KLP, pagat e magjistratëve rriteshin me disa herë. Vendimi shkaktoi një përplasje të fortë me ekzekutivin, e cila mbeti e kufizuar, pasi parlamenti miratoi një tjetër formule, me një rritje shumë më të vogël nga ajo që pretendojnë magjistratët, të cilët i dërguan sërish në gjykatën kushtetuese, ndryshimet e reja që kaluan vetëm me votat e shumicës. Rasti rumun LEXO EDHE:Bojkoti i avokatëve/ GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore, shkresë KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë e Kuvendit: 462 seanca të dështuara që nga shtatori Në vitet 2006–2009, gjyqtarët dhe prokurorët fituan padi për diskriminim në pagë krahasuar me kategori të tjera. Nga viti 2008 deri në 2015 shteti i pagoi shumat me këste vjetore. Porn ë vitet që pasuan një vendim i Gjykatës Kushtetuese rumune në 2016 dhe një vendim unifikues i Gjykatës së lartë të Kasacionit i vitit 2018 përcaktuan se rritjet e fituara në gjykatë hyjnë në llogaritjen e "pagës më të lartë". Vendimet patën një efekt zinxhir, me një seri padishë të reja nga magjistratët. Qeveria rumune i shtyu pagesat nga viti në vit. Në 2023 vendosi që pagesat të ndaheshin me këste në pesë vjet duke nisur nga 2024. Por në 2025, me një deficit në shkelje të normave të BE-së, i shtyu të gjitha pagesat e mbetura të vitit 2025 për në 2026. Deri tani, gjyqtarëve dhe prokurorëve u janë paguar mbi 1,6 miliardë euro, ndërsa gjithë nëpunësve të tjerë civilë rreth 73 milionë. Për 2026 kërkoheshin edhe 1,4 miliardë euro të tjera. Vlerësimi i GJEDNJ Strasburgu, natyrshëm, konfirmoi parimin shteti nuk mund të justifikojë mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor me mungesë fondesh. Por rasti konkret u konsiderua megjithatë i jashtëzakonshëm, për shkak të madhësisë dhe paparashikueshmërisë së detyrimeve dhe të krizës fiskale. Nga ana tjetër, GJEDNJ qartazi e sheh problematike përfshirjen e gjyqtarëve në një çështje që lidhet me interesin e tyre direkt personale. Gjykata vërejti se, “me kalimin e kohës – pa ndryshuar formalisht ligjet e njëpasnjëshme që rregullonin shpërblimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve – jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Kasacionit kishte kontribuar në riformulimin e kuadrit ligjor për shpërblimin e gjyqtarëve. Për më tepër, në rastet kur gjyqtarët vendas duhej të vendosnin mbi elemente të shpërblimit që mund t'i përfitonin edhe vetë, pjesëmarrja e tyre në marrjen e vendimeve të tilla mund të çonte në një konflikt interesi, pasi interesat e tyre personale financiare mund të ndikonin në ushtrimin e paanshëm të detyrave të tyre gjyqësore”. Sipas Strasburgut “gjykatat mund të jenë perceptuar sikur kanë tejkaluar rolin e tyre tradicional – atë të interpretimit dhe zbatimit të ligjit – situatë kjo që mund të krijojë përshtypjen e një konflikti interesi në nivel institucional, duke nxjerrë në pah tensionet midis pushtetit gjyqësor, atij legjislativ dhe atij ekzekutiv”. Gjykata përsëriti se “nuk ishte detyrë e gjykatave kombëtare të zëvendësonin autoritetet kompetente kombëtare në çështjet e politikës fiskale dhe ekonomike, pasi përcaktimi i prioriteteve të shpenzimeve dhe alokimi i burimeve publike hynin në kompetencën e pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, të cilët gëzonin një hapësirë të gjerë vlerësimi në këtë fushë”. GJEDNJ po ashtu vlerësoi se shtyrjet nga ana e qeverisë rumune ishin “bërë me ligj të parashikueshëm dhe kishin qëllim legjitim, konsolidimin fiskal. Ekzekutimi vazhdon gradualisht dhe bën pjesë në një program më të gjerë shtrëngimi”. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se “kërkuesit kanë të ardhura shumë mbi pagën mesatare, madje mbi pagat e zyrtarëve më të lartë të shtetit. Ata nuk janë grup vulnerabël dhe nuk kanë mbetur pa mjete jetese. Për rrjedhojë, nuk kanë mbajtur barrë individuale dhe të tepruar, dhe thelbi i së drejtës për ekzekutim nuk është cenuar”. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Rumani gjykata e strasburgut KLP klgj pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11244 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?