Konfirmohet rasti i parë i virusit ethet e Nilit në Shqipëri. I prekuri është një 72 vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.
Sipas burimeve mësohet se 72 vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.
72 vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit. Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij por të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistësh për të bërë dezinfektimin e zonës. Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.
Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet ethet e nilitkorcespital

