Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.OVL e UÇK-së thekson se këto kërkesa nuk janë befasi. Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia.Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë.Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim.Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”, thuhet në reagim.OVL UÇK thekson se nuk pret lajme të mira nga një Prokurori e tillë, megjithatë, pret drejtësi nga gjykatësit.“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

