Lajme Zone
Raporti/ Komisioni Europian për shtetin ligjor në Shqipëri: Rasti Balluku solli sulme ndaj SPAK e sistemit gjyqësor! Siguria në gjykata, e papërshtatshme
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti/ Komisioni Europian për shtetin ligjor në Shqipëri: Rasti Balluku solli sulme ndaj SPAK e sistemit gjyqësor! Siguria në gjykata, e papërshtatshme

Raporti i Komisionit Evropian mbi shtetin ligjor vlerëson punën e SPAK duke thënë se vazhdon të dëshmojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, por ngre edhe një herë shqetësimin mbi presionet ndaj tij. Një prej rasteve ku SPAK është sulmuar, thotë Komisioni Evropian, është hetimi dhe pezullimi nga detyrat në ekzekutiv të Belinda Ballukut teksa kritikon edhe mos-dhënien e autorizimit nga parlamenti për arrestimin e saj.

Hetimi ndaj Belinda Ballukut ka ekspozuar SPAK-un, ndaj sulmeve politike, evidenton Komisioni Evropian në raportin për 2026 për shtetin e së drejtës. “Pezullimi i një zyrtari të nivelit të lartë nga detyra i urdhëruar nga Gjykata e SPAK-ut, në përputhje me dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale, si dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit për të hequr imunitetin parlamentar të zyrtarit të lartpërmendur, shkaktoi reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. Institucionet e gjyqësorit lëshuan deklarata publike, duke denoncuar presionin politik mbi gjyqësorin.” Dokumenti, i cili është miratuar pa ndryshime të rëndësishme nga drafti që Report Tv ka raportuar më herët, thekson se edhe votimi i parlamentit kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit të pushteteve. LEXO EDHE:Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë: Ecim përpara në përmbushjen e standardeve europiane, të angazhuar për rekomandimet “Në mars 2026, Parlamenti hodhi poshtë një kërkesë nga SPAK për të hequr imunitetin e një Anëtari të Parlamentit për akuzat për shkelje të barazisë në tendera. Ky refuzim ngriti shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe të barazisë para ligjit.” Nga ana tjetër, raporti përmend edhe nismën e Kryeministrit Edi Rama, Ulsi Manjës e Taulant Ballës për një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që synojnë zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga funksionet e tyre, si masë paraprake gjatë hetimit, nismë që ka mbetur në sirtarët e Kuvendit. Për Komisionin Europian, këto ndryshime ligjore “ngritën shqetësime se ato mund të pengonin efektivitetin e hetimeve penale, duke përfshirë hetimet e korrupsionit të nivelit të lartë.” Në raportin e shtetit ligjor për 2026 vlerësohet puna e SPAK, duke thënë se po dëshmon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit teksa përmend shifrat e larta të hetimit të zyrtarëve publikë. Raporti përmend edhe kërcënimet fizike ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, teksa 8 magjistratë janë vendosur nën mbrojtje, konkretisht: dy gjyqtarë e gjashtë prokurorë. Duke sjellë rastin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit, raporti thotë se po bëhen përpjekje për të rritur sigurinë në gjykata, por ende ka punë për t’u bërë. Ndërsa u ndalur tek klima politike, Komisioni Europian thekson se polarizimi politik vazhdon të ndikojë negativisht në funksionimin e punës parlamentare, duke evidentuar se opozita thirri edhe disa protesta të dhunshme. Lexo raportin e plotë P.J/Shqiptarja.com TAG: Komisioni Europian belinda balluku Astrit Kalaja Raporti i Komisionit Evropian spak Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 5257 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?