Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar takimin e tij të parë me gazetarët, gjatë të cilit ka prezantuar bilancin e aktivitetit të institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.
Sipas të dhënave të bëra publike, në shtatë muajt e parë të vitit, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa ka vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 440 milionë euro.
Në këtë periudhë janë marrë nën hetim 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkish, 3 drejtues institucionesh, 3 gjyqtarë ose ish-gjyqtarë, 2 ministra ose ish-ministra, si edhe 1 deputet. “16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të hetuar në këto 7 muaj. 440 milionë euro në total, vlera e sekuestrove deri më tani për vitin 2026. 5 kryetarë dhe ish-kryetarë bashkie, 5 drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore, 3 gjyqtarë, ish-gjyqtarë dhe prokurorë, 2 ministra ose ish-ministra, 1 deputet. Nga 1 janari deri më 15 korrik janë marrë të pandehur 228 persona. 34 dosje kanë zbritur për gjykim, që i përkasin çështjeve të reja. Për 78 persona, gjatë së njëjtës periudhë, vendimi ka marrë formë të prerë në Apel”, tha Braho. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet klodian brahokreu i spak

