Lajme Zone
Ramës dhe PS nuk i vjen "MARRE" kur refuzoi dënimin e gjenocidit serb në Kosovë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Ramës dhe PS nuk i vjen "MARRE" kur refuzoi dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të shumtët që reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai reagoi me vetëm një fjalë, “Marre!” . Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi vendimin të padrejtë dhe deklaruar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga një vendim gjyqës

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të shumtët që reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai reagoi me vetëm një fjalë, “Marre!” . Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi vendimin të padrejtë dhe deklaruar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga një vendim gjyqësor.

Po ashtu, Balla kërkoi ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike për kundërshtimin e aktgjykimit të sotëm,.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.

Por reagimet e sotme nga mazhoranca na kujtojnë debatet e shkuara për këtë çështje, se sa konsistente ka qenë politika shqiptare ndaj Kosovës, UÇK-së dhe vetë Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 përmes ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, pas presionit ndërkombëtar dhe në kuadër të procesit që pasoi raportin e Dick Marty-t.

Edi Rama ishte ndër politikanët shqiptarë që e mbështetën krijimin e kësaj gjykate. Një analizë e publikuar nga KOHA në vitin 2022 rikujton se Rama shkoi në Prishtinë në vitin 2015 për të mbështetur Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në procesin e krijimit të Speciales.

Sot, megjithatë, i njëjti person reagon me një fjalë të vetme ndaj aktgjykimit, “Marre!” NJë tjetër [paradoks bie në sy me një tjetër çështje që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovë, njohja politike e krimeve dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe.

Në maj 2022, deputetë të Partisë Demokratike depozituan në Kuvend një projekt-rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë. Dokumenti kërkonte që Kuvendi të dënonte gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe që shteti shqiptar të ndihmonte Kosovën për paraqitjen e fakteve dhe argumenteve ligjore përpara drejtësisë ndërkombëtare, por çështja nuk mori atëherë një miratim parlamentar. Edhe në tetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë nuk e miratoi kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për një rezolutë që dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Megjithatë, kur sot flitet për 'marre' dhe 'padrejtësi', natyrshëm lind pyetja se pse kjo mbështetje nuk u shndërrua në të njëjtën forcë institucionale kur në Kuvend u kërkua njohja dhe dënimi i krimeve serbe në Kosovë? S.Gj/-Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm