Sikurse u raportua dje me detaje ekskluzive nga CNA, kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi. Sot mësohet se Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Shtetin Monastik të Athosit dhe Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit. Rama mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnit dhe më pas u takua me Guvernatorin Civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin.
Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, jerond Efremi, dhe vëllazëria e manastirit.
Kryeministri shqiptar u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe piktura e manastirit, duke shprehur admirimin e tij.
Edi Rama e kaloi natën në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, nga ku u largua sot në mëngjes. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

