Lajme Zone
Rama vendos sofrën e gurit para Kryeministrisë, sërish ftesë për dialog
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama vendos sofrën e gurit para Kryeministrisë, sërish ftesë për dialog

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sot sofrën e gurit para godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog drejtuar protestuesve. Ndryshe nga ditët e mëparshme, këtë herë nuk janë vendosur karriget e dialogut, por vetëm sofra me mbishkrimin “Dialog”.

Lëvizja vjen pas disa ditësh, gjatë të cilave protestuesit kanë thyer dhe djegur karriget e vendosura në bulevard. Pavarësisht refuzimeve të mëparshme, Rama ka zgjedhur të përsërisë thirrjen për bisedime, në një kohë kur përplasjet dhe tensionet politike vijojnë.

Ftesa e kryeministrit vjen pas protestës së mbrëmshme, gjatë së cilës persona të maskuar sulmuan me gurë dhe molotovë godinën e Kryeministrisë dhe atë të Kryesisë së Kuvendit, si dhe goditën efektivët e Policisë. Gjatë incidenteve u raportuan gjithashtu dëmtime ndaj disa bizneseve pranë zonës së “Kullave Binjake”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.