Lajme Zone
Rama vendos karriget me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama vendos karriget me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë (VIDEO)

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere.

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere. Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”. Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”. Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.