Lajme Zone
Rama: Unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatin e askujt
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatin e askujt

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e A...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamlesë së Partisë Socialiste e ka bërë të qartë për që as ai dhe as Partia Socialiste nuk do të bjën avokatin e askujt.

Kushdo që ka një problem me drejtësinë e ka personal, te vetin dhe me avokatët e vet. “U ngrit një teori e tërë, një furtunë e tërë se si unë mbrojta Belinda Ballukun nga drejtësia. Dua ta them këtë se nuk më është dhënë rasti ta them dhe ndërkohë e kam dëgjuar të përsëritet në pafundësi e të kthehet në një të vërtetë të krijuar artificialisht. Po cila është e vërteta e vërtetë? E vërteta ime që unë e kam ndarë me ju?

Është e njëjta gjithmonë: raporti ynë me drejtësinë ka qenë, është dhe mbetet një raport pushtetesh të ndara dhe kush ka një problem me drejtësinë e ka personal, të vetin me avokatët e vet. Unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatinë e askujt.

Gjejeni një fjalë timen ose të kujtdo këtu, që ta ketë bërë këtë gjë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni; nuk e gjeni dot për asnjërin dhe për asnjërën. Po, do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Është një paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë këtë gjë, e përsëris këtë gjë: pse? Nuk mund t'i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t'ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nga ana tjetër nuk mund të thuash që ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë? Tani, o njëra, o tjetra, të dyja bashkë janë një nonsens, por asnjëherë nuk kam thënë dhe asnjëherë nuk do të them asgjë në lidhje me meritën e çështjes. Nuk është puna ime.

Në rastin e Belinda Ballukut çfarë kam thënë? Kam thënë nuk ka arsye për të ngritur ne, se erdhi puna tek ne, jo tek mendimi im apo i joni për çështjen se kjo s’është çështja jonë. Por erdhi puna tek ne, ta ngremë kartonin për të paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq kur hetimet vazhdojnë”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.