Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar reagimin e fundit të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ishte një tallje me studentët.
Këlliçi thekson se vendi po kalon kaos vetëm sepse Rama nuk pranon të japë dorëheqjen. “Edi Rama u tall edhe sot me studentët dhe të rinjtë që kanë dalë në protestë, duke mohuar dhe shpërfillur arsyen pse ata janë në revoltë.
Dora e zezë që i ka ngritur në këmbë njerëzit, është dora plaçkitëse e Edi Ramës mbi taksat e shqiptarëve, mbi asetet publike, mbi trojet në bregdet, në laguna, në zona të mbrojtura, në male e kudo ku po ndan pasuritë e vendit me miqtë dhe klientët e tij.
Vendi po kalon në kaos, sepse ai nuk pranon të heqë dorë nga karrigja që i jep privilegje, luks dhe mbrojtje nga drejtësia”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

