Lajme Zone
Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë të “Illyrian Guard” për përballimin e emergjencave dhe zjarreve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë të “Illyrian Guard” për përballimin e emergjencave dhe zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë trajnuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë të kompanisë publike “Illyrian Guard”, të cilët do të angazhohen në përballimin e situatave emergjente, me fokus të veçantë në rastet e zjarreve.

Sipas Ramës, vullnetarët janë punonjës të kompanisë që kanë zgjedhur të marrin këtë përgjegjësi shtesë, duke dëshmuar se vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo nismë është pjesë e një modeli të ri bashkëpunimi mes institucioneve, sektorit publik dhe qytetarëve, i frymëzuar nga praktikat e vendeve më të përparuara të Bashkimit Europian. Programi synon të forcojë kapacitetet e reagimit ndaj emergjencave civile dhe të rrisë gatishmërinë për përballimin e situatave të ndryshme, veçanërisht gjatë sezonit të zjarreve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet beEdi Rama