Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup studentësh, të cilët, sipas tij, besojnë te protesta dhe jo te përdorimi i gurëve.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një fotografi nga takimi, Rama e ka cilësuar bisedën si inkurajuese, duke zbuluar se është gjendur dakord me një pjesë të konsiderueshme të shqetësimeve të studentëve.
“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre. To be continued…”, shkruan Rama. Kryeministri nuk ka dhënë detaje të tjera mbi temat konkrete të diskutuara, ndërsa me shprehjen “To be continued” ka lënë të kuptohet se dialogu me studentët do të vijojë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama

