Lajme Zone
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë, ku foli edhe për Paketën e Maleve.

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë, ku foli edhe për Paketën e Maleve. Rama tha se banorët e kishin keqkuptuar deklaratën e tij për legalizimin e objekteve në Theth, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për ndërtesat ekzistuese dhe jo për ndërtime të reja pa leje. “Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Unë kam thënë që do të legalizojmë këto ekzistueset, duke filluar nga ndërtimet e vjetra”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, pas vizitës së tij në Theth pati një shtim të ndërtimeve pa leje, pasi disa banorë menduan se objektet e reja do të përfshiheshin në procesin e legalizimit. “Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty. Meqë po e legalizojmë, thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit”, tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet pa leje kishin cenuar pamjen e një prej zonave më të njohura turistike të Shqipërisë, duke përmendur edhe zonën pranë kishës së Thethit. “Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?”, deklaroi Rama. Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave