Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Agron Shehaj, i cili arriti të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë.Rama, e krahasoi veprimin e Shehajt me atë të një “sorre vjedhacake”. Kreu i qeverisë kërkoi ndërhyrjen e prokurorisë për t’i treguar deputetit vendin që përcakton ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuara. “Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.Momenti kur sekretarja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur ShehajnUroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, tha Rama.Pasi kreu i Kuvendit kishte njoftuar deputetët se mund ta lexonin marrëveshjen me SHBA-të në sallën ‘Bogdani’ pasi është dokument sekret, ka ndodhur një rast i paprecedentë. Agron Shehaj e ka marrë marrëveshjen dhe ka vrapuar jashtë ambienteve të parlamentit.

