Kryeministri Edi Rama ka folur për hetimet e SPAK-ut dhe akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve socialistë, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një podcast Rama u shpreh për Ahmetajn se ka investuar në një maskë karnavalesh.
Sipas tij, është e dhimbshme që burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur dhe ka qenë një maskë karnavalesh. “Në rastin që përmendet, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Se nëse pastaj del që burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur, dhe njeriu që ti ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, atëherë është e dhimbshme, por është fakt”, tha Rama. Ky sulm i Ramës vjen pas akuzave të ngritura nga Ahmetaj ndaj tij dhe qeverisë lidhur me trafikun e armëve. Një ditë më parë në një prononcim ekskluziv për CNA, Ahmetaj iu përgjigj ministres anonime të Ramës në lidhje me akuzat duke deklaruar: “Kush është kjo? Pse, ka një ministre me emër të tillë? Ekzistojnë të tillë? Sepse nuk e di, në rast se ju e njihni si gazetar, po unë nuk e njoh", tha Ahmetaj për CNA.
Pas këmbënguljes sonë për një përgjigje ndaj reagimit të ministres së Ramës, Arben Ahmetaj tha: "Shprehini falënderimet e mia qyqes"./ CNA Ekskluzive/ Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës
11 Shtator, 12:40 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

