Lajme Zone
Rama sot në Bruksel, i pranishëm në Forumin e Zgjerimit të BE-së! Takim edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama sot në Bruksel, i pranishëm në Forumin e Zgjerimit të BE-së! Takim edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kryeministri Rama do të marrë pjesë sot në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel. Fokusi do të jetë në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një unioni më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent. Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”. Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Javën e kaluar kreu i qeverisë mori pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin. Teksa u pyet për gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama thekosi se nuk ka rrugë tjetër për anëtarësimin përveç procesit të bazuar në merita. LEXO EDHE:'Rusia kërkon të zhbëjë bashkimin e Europës', Marta Kos: Po përpiqet të pengojë zgjerimin e BE-së dhe të dëmtojë vendet kandidate, nuk do ta lejojmë Duke folur për rolin e Shqipërisë në diskutimet evropiane, kryeministri theksoi se vendi ynë e njeh peshën e tij dhe nuk synon t'u japë leksione të tjerëve. “Ne jemi shumë të vegjël dhe e dimë vendin tonë, ndaj nuk na takon t'u japim leksione të tjerëve apo të përfaqësojmë të gjithë. Unë jam më i gjati, por drejtoj një vend shumë të vogël. Nuk bëhet fjalë për gjatësinë time, por për peshën e vendit”, u shpreh Rama më 12 nëntor. Xh.K / R.Xh P.J Shqiptarja.com TAG: edi rama integrimi ne be Bruksel Antonio Costa Roberta Metsola Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.3% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.2% Vota total: 3456 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?