Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ajo që la pas zjarri i rënë në Krujë. Rama gjithashtu ka ndarë video te banorëve të cilët flasin lidhur me ndërhyrjen e qeverisë lidhur me situatën e cila ishte shumë emergjente dhe rrezikonte banesat. Ai bashkëngjitur me videon shkruan: “Shteti përballë zjarreve me zërin e njerëzve”. Ndërkohë një nga banorët u shpreh se banesa e tij u shpëtua nga ndërhyrja e zjarrfikësve dhe nga mobilizimi i shtetit lidhur me situatën.

