Lajme Zone
Rama shpik Ministrinë e Administratës Publike në emër të “shtetit europian”
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama shpik Ministrinë e Administratës Publike në emër të “shtetit europian”

Administrata publike do të ketë ministrinë e saj. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, duke sinjalizuar edhe emrin që pritet ta drejtojë. Kryeministri e justifikoi krijimin e ministrisë me rëndësinë që administrata publike ka marrë në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Do të krijojmë javën e ardh

Administrata publike do të ketë ministrinë e saj. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, duke sinjalizuar edhe emrin që pritet ta drejtojë. Kryeministri e justifikoi krijimin e ministrisë me rëndësinë që administrata publike ka marrë në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Rama la të kuptohet se në krye të institucionit të ri do të jetë Adea Pirdeni, ministrja aktuale e Shtetit për Administratën Publike.

“Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike”, tha ai.

Ministria në fjalë, që Rama e shet si një hap drejt modelit evropian, mbetet për t’u parë nëse do të sjellë një administratë më efikase, siç kryeministri pretendon, apo thjesht një tjetër hallkë në strukturën e qeverisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm