Grupi socialist Pas mbi 50 ditësh protesta në Tiranë, kryeministri thërret socialistët në Pallatin e Brigadave, teksa janë shtuar zërat se do të kemi reformim të qeverisë... Kryeministri Edi Rama ka nisur të lëvizë teksa prej më shumë se 50 ditësh qytetarët protestojnë në rrugët e Tiranës.
Pas thirrjes së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që deputetët socialistë të mos largohen nga Tirana deri më 27 korrik, një tjetër lëvizje nga radhët e mazhorancës ka shtuar pikëpyetjet mbi atë që pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Rama ka thirrur për ditën e premte një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar socialist dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave. Takimi do të nisë në orën 09:30 dhe zhvillohet vetëm një ditë pasi Kuvendi mbyll zyrtarisht sesionin parlamentar.
Nëse lidhet me porosinë e Ballës që deputetët të mos largohen nga Tirana, shtohen dyshimet se kryeministri mund të jetë duke përgatitur ndryshime në qeveri. Madje nuk përjashtohet mundësia që javën e ardhshme të thirret një seancë e jashtëzakonshme parlamentare për të votuar emra të rinj në kabinet.
“Pamfleti” e paralajmëroi më herët se në fundjavë Rama mund të shpallë ndryshimet në qeveri dhe duket se është zyrtarizuar data. Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri?
20 Korrik, 15:15 Pak ditë më parë, Taulant Balla u kishte kërkuar deputetëve të mazhorancës të qëndrojnë në gatishmëri deri më 27 korrik, pa dhënë një shpjegim zyrtar për këtë kërkesë. Brenda Partisë Socialiste është folur për mundësinë e miratimit të projektligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian, por paralelisht kanë qarkulluar edhe zëra për një riformatim të qeverisë dhe ndryshime në poste të rëndësishme.
Në këtë panoramë politike është shtuar edhe një tjetër zhvillim. Elisa Spiropali, ka paraqitur një mocion për hapjen e debatit mbi dokumentin e quajtur "Marrëveshja e Re për Shqipërinë", i cili përmban një analizë kritike mbi mënyrën e funksionimit të shumicës qeverisëse.
Në dokument pranohet se "prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që nuk mund të shpërfillet pa pasoja", ndërsa theksohet se "shumica qeverisëse nuk duhet ta shohë këtë si një zhurmë që duhet shtypur dhe injoruar, por si një moment reflektimi për demokracinë shqiptare".
Më tej flitet për nevojën e më shumë demokracie, më shumë përfaqësimi, më pak përqendrim të vendimmarrjes, ndarjen e partisë nga shteti, fundin e privilegjeve dhe rikthimin e meritokracisë. Dokumenti përdor edhe formulimin: "Më shumë përulësi, më pak arrogancë", një mesazh që është interpretuar si një autokritikë për mënyrën e qeverisjes.
Edhe Taulant Balla, disa ditë më parë, kishte lënë të kuptohej se Partia Socialiste po përgatitej për një fazë reflektimi. "Edhe pak dhe do të vijë natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetësimet për natyrën deri te zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë", deklaronte ai.
Pra sipas sinjaleve, Rama të premten reformon kabinetin, për të shkuar më pas në pushime me një qeveri të re. Një lëvizje kjo nën presionin e protestave, por a do ja dalë dot t’i frenojë? /Pamfleti Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?
16 Korrik, 16:56 rama qeveri grupi 2 Komente A A. B. 20 Korrik 2026, 16:53 Kabineti i ri ? Shqìpërija është deng me ŕrangalla no name dhe nobody, që nga Bufi tek Nufi, nga Zeqineja tek Haxhireja. Nga shiriti shpëtohet vetëm kur i këputet koka, jo segmentet. Nëse vërtet i djeg shpirti për reformë të heqi veten. Sa për Baballën, tja lërë për kompetencë vëllezërve çakej që ta hanë që nga kopsat tel lidhset e këpucëve Përgjigjjuni l luftetaret e medhenj te korrupsionit shqiptar 20 Korrik 2026, 19:10 Kush ka radhen qe Rama ta hedhi ne gojen e SPAK me qellim qe edhe Klodjsn Braho @ co te mos akuzohen se vetem po marrin rrogen? Keshtu edhe qeveria do bertasi se mbeshtet SPAK dhe se te dy sebashku "po luftojne korrupsionin" !!!! Kjo edhe per tu mburrur ne Bruksel per luften e maaaadhe kunder korrupsionit ne Shqiperi. Nuk ka me "pandeshkueshmeri" do thone edhe Rama edhe Brahua...... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Ta urojmë në korrik apo tetor?", Balla ironizon Berishën: E feston ditëlindjen një ditë para diktatorit 20 Korrik 2026, 16:1116:11Politike Opozita nuk lejon Avokatin e Popullit të raportojë në Kuvend, ndërpritet seanca 20 Korrik 2026, 15:4815:48Politike Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri? 20 Korrik 2026, 15:1015:10Politike Propozimi i PS për uljen e numrit të Bashkive, Boçi: Tërhiqeni, të zgjaten afatet për ‘Territorialen’ 20 Korrik 2026, 14:4114:41Politike Korreshi përplaset me Peleshin: E keni bërë rendin e ditës si letër higjenike! Kryeparlamentari: Seanca s'është koncert folklorik 20 Korrik 2026, 14:3214:32Politike Apartamenti me vlerë 240 mijë euro, Zegjine Çaushi i përgjigjet Berishës: Është kontratë prenotimi, ndërtimi ende nuk ka nisur 20 Korrik 2026, 14:2314:23Politike

