TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Burime nga mbledhja e qeverisë bëjnë me dije se Rama ka propozuar në krye të këtij dikasteri Ervin Demon, i cili deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor. Lamallari e ka marrë detyrën në mars 2026, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie. LEXO edhe...Kuvendi votoi dekretin e Begajt për emërimin e saj si ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu nuk i fsheh dot emocionet! I shtrëngon dorën Shalsit Lajm në përditësim..... Ora 10:09 Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre Shëndetësie, betohet në Presidencë Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë. Share SI.E./ReportTv.al ervin demo Klodiana Spahiu Besfort Lamallari Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4446 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

