Lajme Zone
Rama 'shënjestron' edhe SHBA e BE: Pa mua, do bënin 'Noc Rrokun për Reformën në Drejtësi
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama 'shënjestron' edhe SHBA e BE: Pa mua, do bënin 'Noc Rrokun për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar edhe SHBA e BE kur vjen puna te autorësia politike e reformës në drejtësi. Në një videomesazh të kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, ai vlerësoi kontributin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në procesin e reformës, por tha se pa angazhimin e tij dhe të PS-së, reforma nuk do të kishte marrë drejtimin që ka sot. Kryeministri sulmoi gjithashtu opozitë

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar edhe SHBA e BE kur vjen puna te autorësia politike e reformës në drejtësi. Në një videomesazh të kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, ai vlerësoi kontributin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në procesin e reformës, por tha se pa angazhimin e tij dhe të PS-së, reforma nuk do të kishte marrë drejtimin që ka sot.

Kryeministri sulmoi gjithashtu opozitën, duke mohuar se Partia Demokratike ka rol në krijimin e sistemit të ri të drejtësisë.

"Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qielli. Nuk e solli koha. As Amerika apo Europa. Ata ndihmuan po, madje shumë, por pa mua dhe Partinë Socialiste ata do kishin bërë të njëjtin Noc Rrok që bënë me qeveritë e mëparshme, deri ditën kur ne i hymë atij deti në këmbë - apo që po bëjne me disa qeveri të tjera rrotull në rajon.

Dhe padyshim, nuk e solli pavarësinë e drejtësisë PeDeja, sorrat, korbat e dështakzemërakët, që sot bërtasin “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni” dhe e shikojnë SPAK-un si armën e vetme fatale kundër meje, që i kam mundur e mundur në çdo zgjedhje, e që i mund në këto betejat e shpifura të arenës politike dhe mediatike te akuzave e të shpifjeve, sa herë u gënjen mendja se më zunë ngushtë e ma bënë gropën.

Po natyrisht, nuk është mundja e tyre që ma prish gjumin dhe asfare nuk është gjelfryrja e pulëkakarisja e tyre e rastit, arsyeja e këtij adresimi të posaçëm", tha Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm