Lajme Zone
Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga takimi i tij në Luksemburg. Një mesazh që flet për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian, por që vjen në një kontrast të fortë me atë që ndodhi një natë më parë në Tiranë, ku protesta e studentëve u shoqërua me përplasje të dhuns

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga takimi i tij në Luksemburg. Një mesazh që flet për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian, por që vjen në një kontrast të fortë me atë që ndodhi një natë më parë në Tiranë, ku protesta e studentëve u shoqërua me përplasje të dhunshme me policinë. Ndërsa Rama e nis ditën me pamje nga Luksemburgu dhe një mesazh për Shqipërinë në BE, në kryeqytet protestuesit u përballën me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe ndërhyrjen e forcave të rendit. Pamjet e dhunës ndaj protestuesve, mes tyre edhe të rinj, kanë nxitur reagime, ndërsa studentët kërkojnë ndryshime në arsim dhe dorëheqjen e kryeministrit. Në postimin e tij, Rama nuk ka bërë asnjë koment për protestën, përplasjet apo për dhunën policore. Mesazhi i tij për një tjetër ditë të Shqipërisë në BE e vë në pah kontrastin mes imazhit të vendit që përcillet në takimet europiane dhe realitetit të përjetuar nga protestuesit në rrugët e Tiranës. Shqipëria e paraqitur nga Rama në skenën europiane dhe Shqipëria e qytetarëve që protestojnë e përballen me policinë duken si dy realitete të ndryshme, në të njëjtën ditë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm