Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e vet një Facebook një video që tregon një polic të Shqiponjave teksa takohet me familjarët e vet. Respekt, shkruan Rama krahas videos të publikuar në rrjetin e vet social. Ndërkohë që nga mëngjesi i së enjtes nëpër rrugët e Tiranës zotëron kaosi për shkak të protestës që është përhapur në disa zona teksa studentëve u janë bashkuar edhe shumë gjimnazistë që kanë bojkotuar mësimin.

