Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga rruga e Komanit, ku shprehet se është mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar

E konsideruar prej vitesh si një nga akset më të rrezikshme, rruga e Komanit, e ndërtuar rreth 50 vite më parë, tani ka marrë një pamje krejt tjetër. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga rruga e Komanit, ku shprehet se është mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar “Mirëmëngjes dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. LEXO EDHE:'Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri', kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) Rikonstruksioni i rrugës nisi në shkurt të vitit 2025, me një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh. Kjo rrugë shërben për lidhjen e disa prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend, si me Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Valbonën, Thethin, Currajt e Epërm e deri në Kosovë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: koman edi rama Shkoder Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 15/09/2026 08:37 Tani o burra sa me shume beton or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8501 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?