Lajme Zone
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin
PolitikëABC News Albania

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Shkodra vijon të tërheqë një numër të madh turistësh gjatë sezonit veror, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën e gjallë në qytetin verior.

Shkodra vijon të tërheqë një numër të madh turistësh gjatë sezonit veror, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën e gjallë në qytetin verior.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se prania e shumtë e vizitorëve është tashmë pjesë e përditshmërisë së Shkodrës.

“Dhe me këtë mëngjes të zakonshëm tashmë për Shkodrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga qendra historike e qytetit. Në fotografi shihen dhjetëra turistë që vizitojnë rrugicat karakteristike, monumentet kulturore dhe hapësirat më të njohura të Shkodrës. Qyteti mbetet një ndër destinacionet më të preferuara si për turistët e huaj, ashtu edhe për vizitorët vendas. Pozicioni i favorshëm gjeografik, trashëgimia e pasur kulturore, Kalaja e Rozafës, Liqeni i Shkodrës dhe afërsia me Alpet Shqiptare e kanë shndërruar atë në një ndalesë të rëndësishme në hartën turistike të vendit.

Postimi i kryeministrit vjen në një periudhë kur fluksi i turistëve në Shqipëri mbetet i lartë, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se vendi po përjeton një sezon turistik me vizitorë nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama