Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga qyteti i Gjirokastërs duke e krahasuar se si ka qenë para disa vitesh dhe tani është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët. “Mirëmëngjes dhe me Gjirokastrën, që e gjetëm me shumë nga bukuritë e saj të fshehura pas harresës dhe që sot, e transformuar, flet vetë, gur pas guri dhe rrugicë pas rrugice, si një nga destinacionet më të bukura e më të vizituara të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. LEXO edhe...Preç Zogaj: Reflektimi ndaj protestave, forcimi i shtet-partisë elektorale Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. Xh.K/SI.E./ReportTv.al Gjirokaster edi rama turiste Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.9% Drejtësia 66.5% Nuk e di 3.6% Vota total: 1221 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
