Teksa Kryeministri Edi Rama publikoi me foto personat me precedentë penal në protestë në një komunikim live, njëri prej tyre, Jon Sinoimeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama tha se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10 dhe nuk precedent penalë. “Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori. Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë", tha Jon Sinoimeri. Ai shtoi se ka dalë në protestë për një arsim sa më cilësor, ndërsa tha se protestuesit nuk duan dialog. LEXO EDHE:Të akuzuar për plagosje, vjedhje e abuzim seksual, Rama publikon listën me ‘studentët’ që plaçkitën Tiranën gjatë protestës! Disa të financuar nga Irani "Godinat ku bëjmë mësim janë mizerable. Profesorët tanë nuk janë të një punësuar, por pesë të punësuar. Gjymat e tyre nuk i njohim. Duam vetëm dorëheqje të Ramës dhe opozitës, nuk duam dialog" shtoi ai. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:03 Protesta, mjeku: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve Në ditën e 11-të protestës mjeku Ermal Pashaj, lexoi një deklaratë të përbashkët, ku theksoi se dënojnë dhunën e ushtruar gjatë protestës që nisi një javë më parë.“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore.Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë.Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen. Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar”, tha Ermal Pashaj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Jon Sinoimeri Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 12096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
