Lajme Zone
Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Berisha: Riktheu ligjin agjitacion-propagandë, por nuk e ndal dot protestën! Bardhi: Shpallje e diktaturës, kryeministri më i dobët se kurrë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Berisha: Riktheu ligjin agjitacion-propagandë, por nuk e ndal dot protestën! Bardhi: Shpallje e diktaturës, kryeministri më i dobët se kurrë

Nga selia blu, Sali Berisha tha se paketa e lançuar nga Edi Rama nuk do ta ndërpresë dot protestën. Ai kritikoi përdorimin e plumbave të gomave, ndërsa Ramës i kërkoi edhe njëherë dorëheqjen.

Kryedemokrati Sali Berisha e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj protestës, paketën anti-dhunë të lançuar nga kryeministri Edi Rama këtë të dielë. Por, thotë se kjo paketë nuk e shuan dot protestën. “Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s'do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë”, tha mes të tjerash Berisha. Policët, që në krye të detyrës po përballen prej ditësh me linçimet e tij, i quajti sërish kriminelë me uniformë, duke akuzuar se po përdorin pa kriter plumbat e gomës mbi protestuesit. LEXO EDHE:Protestuesi i maskuar ironizon me pako kroasantësh: Ndoshta Hita ka naze për shijen! Vendosin lule mbi ‘sofër’: Janë të thata, do të thahet edhe Rama (VIDEO) “Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht por atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”, shtoi Berisha. Partia Demokratike ka dalë hapur si një prej organizatoreve të dhunës, por Sali Berisha pohon me zë e figurë se nuk do të tërhiqet nga protesta. Ai thotë se edhe thirrjet që bëhen kundër PD në protestë, bëhen nga njerëz të paguar dhe ekstremistë të majtë. “Këta janë kriptoramistë, të paguar një pjesë e tyre, ose edhe ekstremistë të majtë me agjentë të policisë kriminale dhe menduan se me këtë slogan do të na impresiononin ne dhe do na frenonin”, përfi Berisha. Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paketën e re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër protestave të dhunshme, si shpallje të diktaturës. Bardhi theksoi se kryeministri Rama është sot më i dobët se kurrë, pasi sipas tij, protestat janë një sfidë e drejtpërdrejtë për pushtetin e kryeministrit. “Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës. Sot patë një Edi Ramë më të dobët se kurrë, që përballet me protestat e studentëve dhe sheh tek ato një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin e tij dhe rrezikun e përgjegjësisë përpara drejtësisë”, theksoi Bardhi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:27 Xhixho akuza për dhunën policore në protesta: SPAK të hetojë kush dha urdhrin! Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë i kërkoi sot SPAK-ut dhe Prokurorisë të nisin hetimet për dhunën policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, Xhixho akuzoi efektivët se kanë vepruar sipas urdhrit “Mos i kurseni” dhe kërkoi që hetimet të shkojnë deri te përgjegjësit politikë.Postimi i plotë "Tirana u shndërrua dje në skenën e një akti të rëndë dhune shtetërore. Banditë me uniformë goditën brutalisht dhjetëra qytetarë me plumba gome, shkopinj, gaz dhe lëndë helmuese, duke lënë pas të plagosur dhe njerëz pa ndjenja. Nuk u kursye askush: lSepse urdhri ishte i tillë: mos i kurseni!Ky urdhër është prova më e rëndë e një strategjie të paramenduar represioni.Një qeveri që godet studentët, pedagogët dhe të rinjtë e vendit ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik.Policët dhe shefat e policisë të identifikuar si autorë të dhunës duhet të hetohen dhe të përballen me drejtësinë. Duhet të zbardhet i gjithë zinxhiri i urdhrave, nga drejtuesit e policisë deri te përgjegjësit politikë që urdhëruan, toleruan ose mbuluan këtë dhunë.Heshtja e institucioneve të drejtësisë është bashkëfajësi. Prokuroria dhe SPAK-u nuk mund të qëndrojnë spektatorë ndërsa qytetarët dhunohen në rrugët e Tiranës. Dhe ndërsa të rinjtë përgjakeshin në rrugë, Edi Rama doli me nisma ligjore që synojnë të shtypin protestat dhe të kontrollojnë rrjetet sociale. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së protestës dhe çdo hapësire demokratike që ende nuk është kapur nga pushteti.Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë me metoda autoritare, me dhunë policore dhe me ligje që synojnë nënshtrimin e qytetarëve.Thirrja ime e perseritur eshte; Ku është Prokuroria? Ku është SPAK-u? Kush do të mbajë përgjegjësi për plagosjen e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve? Kur do filloje hetimi per urdhrin “Mos i kurseni”? Çdo minutë heshtje e drejtësisë është bashkefajsi për terrorin e Edi Ramës mbi popullin e vet" U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:12 Rama prezantoi paketën ligjore kundër protestave të dhunshme, Bardhi: Antikushtetuese! Kryeministri i gatshëm të burgosë këdo që i rrezikon pushtetin (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paketën e re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër protestave të dhunshme, si shpallje të diktaturës.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sot Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve e të rinjve, duke paralajmëruar sipas tij, se ‘do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston’.Bardhi thekson se sot Rama është më i dobët se kurrë, pasi sipas tij, protestat janë një sfidë e drejtpërdrejtë për pushtetin e kryeministrit.Në përfundim Bardhi tha se asnjë nga pikat e paketës së re ligjore të prezantuar nga Rama nuk do të realizohet, pasi sipas tij, çdo gërmë e paketës është antikushtetuese.Reagimi i Bardhit:Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës.Edi Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve dhe të rinjve, ndërsa paralajmëroi se do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston. Do t’ia mbyllë gojën kujtdo. Do ta burgosë këdo. Do ta gjobisë këdo.Ky që patë sot është Edi Rama i vërtetë: një diktator hajdut, i gatshëm t’i bëjë vendit të keqen më të madhe për të mbajtur karrigen e tij. Sot patë një Edi Ramë më të dobët se kurrë, që përballet me protestat e studentëve dhe sheh tek ato një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin e tij dhe rrezikun e përgjegjësisë përpara drejtësisë.Asgjë nga ato që tha nuk ka për t’u realizuar. Çdo germë e paketës “Kundër Studentëve” është antikushtetuese.Edi Rama është një kryeministër politikisht i mbaruar. Numërimi mbrapsht ka nisur. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë vullnetin e qytetarëve për mirëqeverisje, liri, drejtësi dhe demokraci. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste opozita qeveria edi rama Dhune Paketa ligjore PD sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 25/10/2026 13:52 Do ta shikojme o kerrme qe qelbe boten kush do te jete pa shprese, prisni se dardha e ka bishtin mbrapa o kriminel, kujtohu ke vulen e sulltanit non gratafamiljarisht .Kermat e pd nuk po te qerrojne ty dhe jo te heqin Ramen .Kujtohu populli I dha 83 vota per te realizuar reformat , per te bere shtet dhe per te te çuar ty bashke me banditet qe te mbeshtetin ne vendin qe te takon ne halene e gomereve , si dhe ata prokurore dhe gjyqtare qe kete lufte e quajne protest .Prisni dhe do te shikoni . Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14780 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?