Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama po bërtet si i çmendur, presion deputetëve të PS që të jenë pro “Territoriales”. Do sjellë dhe Lubinë”, Berisha tregon se çfarë po ndodh në Kuvend: Opozita do votojë kundër


Kreu i PD-së, Sali Berisha pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku do të kalojë për miratim reforma territoriale, pohoi se Rama po i ushtron presion deputetëve të vetë sot në sallën e seancave plenare.

Kreu i PD-së, Sali Berisha pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku do të kalojë për miratim reforma territoriale, pohoi se Rama po i ushtron presion deputetëve të vetë sot në sallën e seancave plenare. Ai tha se Rama po detyron socialistët që të votojnë pro draftit për hartën e re territoriale. Mes të tjerash Berisha tha se vota e opozitës sot do të jetë kundër Territoriales. “Është akt i shëmtuar, i turpshëm. Deputetët duhet të ndihen të përgjegjshëm para aktit që ai propozon të kryejë. Ai ka bllokuar sallën e Kuvendit dhe është duke i bërtit si i çmendur deputetëve të vetë. Opozita do të mbrojë interesat e qytetarëve deri në fund. Do të bëjmë përpjekje që reforma mos të kalojë. Do u sqarojmë qytetarëve se çfarë sjell kjo reformë. Madje thonë se do të sjellë Lubi Ballukun në Kuvend. Asnjë deputet i PD-së, dhe i opozitës nuk e voton.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha