Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyrë Albania”, një tjetër projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti.
Rama nënvizoi se brenda “Pasqyrë Albania”-s është dhe “Flamingo Mirror” “Pasqyra e flamingos”, që është një pjesë e dedikuar për projektet e rëndësisë së veçantë.
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se ky do të jetë burimi i transparencës për t’u mirëinformuar. “Dhe këtu brenda “Pasqyrë Albania”-s kemi dhe “Flamingo Mirror” “Pasqyra e flamingos”, që është një pjesë e dedikuar për projektet e rëndësisë së veçantë, për çështjet që marrin një vëmendje të veçantë publike në mënyrë që çdokush të ketë mundësi të shikojë me transparencë maksimale atë që nga ana tjetër dëgjon nga të gjithë kanalet edhe nga të gjitha burimet e dizinformimit në tërësi. Pra është një pasqyrë kundër dizinformimit apo për mirëformimin.”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet
