Lajme Zone
Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke u kërkuar të distancohen nga aktet e dhunës, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia ndaj institucioneve.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke u kërkuar të distancohen nga aktet e dhunës, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia ndaj institucioneve. Rama theksoi se qeveria është e gatshme të zhvillojë bisedime në çdo kohë dhe pa kushte, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve të japin shembullin e dialogut dhe të mbështesin protestat paqësore. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke nënvizuar se mbrojtja e jetës, dinjitetit të qytetarëve dhe sigurisë së vendit duhet të jetë prioritet. Njoftimi i plotë: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore. Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”