Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Masat e kryeministrit antikushtetuese. Gjobat vendosen për frikësim, por nuk dorëzohemi!


Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke përdorur metodat represive të Lukashenkos në Bjellorusi.

Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke përdorur metodat represive të Lukashenkos në Bjellorusi. Aliaj u shpreh se masat e kryeministrit janë antikushtetuese. Ai tha se gjobat vendosen për frikësim, por se studentët e qytetarët nuk frikësohen aspak. Aktivisti Mirjan Aliaj: Askush nuk e ndal protestën. Mendoj se askush nuk e di se kur do të ndalet protesta, sepse janë artikuluar disa kërkesa, që me kohën janë kristalizuar. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ne kërkojmë qeveri teknike, për të krijuar kushtet për një demokraci funksionale në Shqipëri. Rama përdor metodat e Lukashenkos, kishte edhe protesta në Bjellorusi dhe kështu veproi dhe lideri autoritar bjellorus. Masat e Ramës janë antikushtetuese. Qytetarët kanë thënë se nuk mund të merret leje për protesta, mjafton njoftimi. Gjykata ka shpallur të pafajshëm protestuesit, sepse është e drejta e qytetarëve të protestojnë. Edhe gjobat që vendosen janë për të frikësuar studentët, por se nuk do ia dalin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: News24 protesta qytetari