Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Për fitoren duhet disiplinë/ Kryeministri ironi për ‘kritikët’: Xhonglerë për spektakël!


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te rëndësia e disiplinës brenda forcës politike, duke e krahasuar fitoren në politikë me atë në sport.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te rëndësia e disiplinës brenda forcës politike, duke e krahasuar fitoren në politikë me atë në sport.

Rama ironizoi edhe kritikët, të cilët sipas tij kërkojnë të bëjnë spektakël në vend që të kontribuojnë për objektivat e përbashkëta.

“Nuk rishpërndahet varfëria. Rishpërndahet pasuria dhe pasuria duhet krijuar. Por pasuria nuk krijohet duke parë me dyshim paranë dhe çdokënd që sjell para. Tani këtu kanë vënë në pikëpyetje a duhet thënë ‘mirëdita’ apo ajo fjala tjetër. Të gjitha këto mbyllen në një pikë: disiplina. Nuk ka skuadër që fiton trofe pa disiplinë. Nuk ka skuadër që fiton finale të mëdha dhe nxjerr rezultatin nëse topin e duan të gjithë, apo disa duan të xhonglojnë që t’i duken bukur stadiumit, apo disa të tjerë duan të marrin trofe pa i bërë këpucët pis në fushë”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si sulm të vazhdueshëm mediatik ndaj mazhorancës, duke deklaruar se Partia Socialiste është pushteti më pak i mbështetur nga media tradicionale.

“Përballë gjithë kësaj furie balte, ne kemi të vërtetat tona dhe gojën tonë. Jemi pushteti më i pambështetur mediatikisht nga media tradicionale”, deklaroi Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama