Lajme Zone
Rama nxjerr sërish alibinë e “duarve të huaja”, bën show me dëmet e bizneseve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nxjerr sërish alibinë e “duarve të huaja”, bën show me dëmet e bizneseve

Në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe të rinjve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve dhe masat për t’i kompensuar ato, ndërsa nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesën kryesore të protestuesve: dorëheqjen e tij. Përmes një reagimi, Rama njoftoi krijimin e një dritareje në platformën e-Albania, të quajtur “Dëmi im”, ku bizneset e dëmtuara mun

Në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe të rinjve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve dhe masat për t’i kompensuar ato, ndërsa nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesën kryesore të protestuesve: dorëheqjen e tij. Përmes një reagimi, Rama njoftoi krijimin e një dritareje në platformën e-Albania, të quajtur “Dëmi im”, ku bizneset e dëmtuara mund të regjistrojnë dëmet dhe të paraqesin dokumentacionin përkatës. Dukshëm një teatër për ta fokusuar vëmendjen te dëmet dhe jo te thelbi i protestës. Kryeministri nuk i kurseu as referencat për “duar të pista” dhe “duar të huaja”, duke deklaruar se do t'i mbrojë studentët, kur në fakt, kërkesa që ata kanë artikuluar në protestë është dorëheqja e tij.

"Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet Dëmi im dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni. Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.

I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja. Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira. Të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë bashkë me këtë qeveri të shumicës, që ka të qartë mandatin e saj, atë të Shqipërisë së vitit 2030", deklaroi Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm