Lajme Zone
“Rama nuk pyet për ligjin”, Bylykbashi: Qeveria teknike nuk mjafton, ja skenari ideal për zgjedhjet
PolitikëPolitiko

“Rama nuk pyet për ligjin”, Bylykbashi: Qeveria teknike nuk mjafton, ja skenari ideal për zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për mundësinë e krijimit të një qeverie teknike ose kujdestare si një prej zgjidhjeve për krizën e besimit ndaj proceseve zgjedhore në Shqipëri. I ftuar në podcastin “Pasvon” të Alfred Lelës, Bylykbashi u ndal te përvoja e Maqedonisë së Veriut, por theksoi se modeli nuk mund të kopjohet mekanikisht dhe se një zgjidhje duhet të marrë parasysh

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për mundësinë e krijimit të një qeverie teknike ose kujdestare si një prej zgjidhjeve për krizën e besimit ndaj proceseve zgjedhore në Shqipëri. I ftuar në podcastin “Pasvon” të Alfred Lelës, Bylykbashi u ndal te përvoja e Maqedonisë së Veriut, por theksoi se modeli nuk mund të kopjohet mekanikisht dhe se një zgjidhje duhet të marrë parasysh edhe mënyrën se si funksionon administrata shtetërore.

Ai tha se qeveria teknike është një mundësi që është diskutuar edhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa përmendi se disa eurodeputetë kanë folur për një qeveri kujdestare me afat të përcaktuar.

Megjithatë, ai ngriti dilemën nëse një qeveri e tillë do të ishte më efektive sesa vendosja e një regjimi të fortë ligjor që kufizon përdorimin e shtetit gjatë zgjedhjeve.

“Është më mirë një qeveri kujdestare apo teknike dhe ligji kështu siç është? Është më mirë një regjim kujdestar ligjor i fortë, i ashpër, me një qeveri socialiste por jo Ramën, se Rama nuk pyet për ligjin?”, u shpreh deputeti demokrat.

Sipas tij, një qeveri teknike mund të kufizojë përdorimin politik të administratës, por nuk e zgjidh automatikisht problemin, pasi strukturat dhe punonjësit e administratës mund të mbeten të njëjtë.

“Ministrat hynin e dilnin, por stafi ishin po ata”, tha Bylykbashi, duke shpjeguar pseduhet menduar përtej emërimit të një kabineti të përkohshëm.

Deputeti demokrat parashtroi edhe mundësinë e një qeverie kujdestare të shoqëruar me një regjim të posaçëm ligjor, që do të kufizonte në mënyrë të rreptë veprimet e kryeministrit, ministrave, drejtorëve dhe nëpunësve publikë gjatë periudhës zgjedhore.

Ai tha se ky mekanizëm do të duhej të shoqërohej me përgjegjësi konkrete dhe sanksione për shkeljet, në mënyrë që administrata të mos mund të përdorej për interesa partiake.

“Tani imagjino opsionin e tretë: një regjim i ashpër kujdestarie, ky që po propozojmë ne, me një qeveri kujdestare. Aty nuk ka shans më ta përdorë njeri shtetin. Ky do ishte skenari ideal”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, nëse opozita krijon pritshmëri për një zgjidhje dhe më pas dështon, vendi rrezikon të kalojë edhe një cikël tjetër zgjedhor pa zgjidhur krizën e besimit. “Nëse ne vazhdojmë me iluzione dhe pastaj gjendemi përsëri përpara situatash, do të kemi edhe një palë zgjedhje të humbura, edhe një dyvjeçar apo katërvjeçar tjetër të humbur dhe do të kërkojmë përsëri zgjidhje nga fillimi”, u shpreh ai.

Intervista e plotë: Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm